LAJMI I FUNDIT:

Olta Daku shfaqet ‘e rrezikshme’ si boksiere, por e godet thesi dhe e rrëzon (Video)

Olta Daku shfaqet ‘e rrezikshme’ si boksiere, por e godet thesi dhe e rrëzon (Video)

Aktorja e hit-serialit komik “O Sa Mirë”, Olta Daku, ka përjetuar një moment interesant dhe qesharak në një palestër boksi.

Momentin e kësaj ngjarje nga përditshmëria apo të përgatitur paraprakisht, ajo e ka postuar në rrjetet sociale.

Derisa aktorja prezanton palestrën në të cilën ndodhet, atë e godet një thes boksi e rrëzon. Në paraqitjen e saj, Olta ka të vendosur në qafë dorëza boksi dhe duket “e rrezikshme”.


https://www.instagram.com/p/BQ7viY6jB5d

Ndryshe, aktorja e teatrit dhe ekranit, Olta Daku, dikur ka studiuar flaut dhe këndim. Ajo ishte një mezosoprano, e cila zgjodhi të merrej me aktrim.

“Shihja dhe mendoja se sa bukur duhet të ishte të shkaktoje emocione tek ata që të shihnin, sa bukur duhet të ishte të bëje tënden vëmendjen e qindra njerëzve që të shohin…”.

“Qoftë kur nisa të merrja mësimet e flautit e qoftë kur nisa kanton në Lice, nuk shihja që ajo do të mund të ishte rruga ime e përhershme. Po, për aq kohë sa isha në të, po e bëja me dëshirë, por nuk arrija ta shihja veten shumë larg me këngën”.

“Në ato momente ‘errësimi’, kur më fluturoi mendja në teatër, e ndjeva që do të mund të shkaktoja emocionet që po përjetoja unë vetë, vetëm përmes fjalës”, kishte rrëfyer Olta më herët për vendimin e saj për të ndërruar profesion.

Paraqitja e saj në serialin “O Sa Mirë” me rolin e ‘Profesoreshës’, bëri që Daku të bëhej mjaft e popullarizuar falë aktrimin të saj dhe skenave plot humor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Magazina
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

Gjesti 'sulmon' Valbonën për Jozin: Më shumë e paske dashur ti sesa Loredana, qave tërë ditën

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina
Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Magazina
Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Magazina
Kalo në kategori