Artistët shqiptarë, Olsi Bylyku dhe Elgit Doda, kanë sjell bashkëpunimin e tyre të ri.

“A pyte” mban titullin kënga e re, të cilën e kanë kompletuar edhe me videoklip.


Teksti është shkruar nga vet këngëtarët, kurse për producimin është kujdesur Doda.

Screenshot 5 37 Foto: Screenshot/YouTube

Miksimi e masterizimi i këtij projekti u bë nga Marenglen Boja me video nga FullMoon Production.

Këngën tashmë mund ta gjeni edhe në platformën YouTube, në kanalin e Bylykut.

Screenshot 6 33 Foto: Screenshot/YouTube

Si gjithmonë, dyshja e njohur kanë prekur një temë të ndjeshme - atë të dashurisë.

Besohet që kjo këngë do të pëlqehet edhe nga publiku, pasi reagimet e para qenë tejet pozitive. /Telegrafi/