Pas informacioneve jozyrtare të Alsat M se OKTA mund të largohet nga shteti për shkak të numrit të madh të problemeve të pazgjidhura, sot nga kompania dolën me përgjigje, ku thuhet.
”Çështja nuk është nëse do të largohemi nga vendi, por si të mbetemi këtu dhe ta bëjmë edhe më të mirë këtë kompani maqedonase”- thonë nga kompania.
Nga kompania theksojnë se kanë tre vërejtje pse është e vështirë të punohet momentalisht në Maqedoni. Shkaku i parë është naftësjellësi nga Selaniku, e dyta është ligji i ri për energjetikë dhe e treta, rezervat strategjike.
Naftësjellësi i ndërtuar mes Shkupit dhe Selanikut nuk funksionon me vite dhe për këtë problem 11 vite nuk ka pasur kontakt mes Qeverisë dhe kompanisë. Nëse është në funksion do të siguronte transport të lehtë dhe të lirë të diselit. Kjo do të mundësonte që Okta ta kthejë pjesën e tregut në Kosovë, si dhe do të mund të shiten sasi të konsiderueshme në jug të Serbisë dhe në pjesën perëndimore të Bullgarisë. Problem është edhe Ligji i ri i energjetikës i cili rregullon gazin natyror dhe rrymën. Nga Okta duan ta dinë se si do të jepen licencat dhe kërkojnë që importi të shkojë përmes depove doganore, në mënyrë që shteti të dijë saktë se kush me çfarë cilësie importon dhe sa karburant hyn në treg dhe ta arkëtojë akcizën adekuate. Kontestuese është se e gjithë kjo mbetet të rregullohet më vonë me akte nënligjore. Rezervat strategjike janë problem sepse Okta depoziton një pjesë të madhe të tyre pa asnjë kompensim, ashtu si Makpetrol dhe Lukoil, prandaj nga Okta thonë:
”Nëse asnjëra nga këto tri tema nuk zgjidhen, Okta ndoshta nuk “do të largohet” nga Maqedonia, por do të mbetet pa hapësirë veprimi”- thekson kompania.
Nga kompania thonë se presin që Qeveria e re të ulet dhe të bisedoj me ta për të gjetur një zgjidhje. Okta është gjithnjë e më e ndjeshme gjatë importit të derivateve për shkak se shpesh bllokohen kufijtë me Greqinë dhe tani shkaku i pikë-pagesës së re rrugore para Evzonit shpenzimet vjetore janë rritur për 400 mijë euro. Okta furnizon 75% të tregut vendor me karburante dhe përmes tatimeve dhe taksave tjera në Buxhet siguron rreth 250 milionë euro./Alsat-M/Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=UqxWbBJXn74
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale