LAJMI I FUNDIT:

OKB-ja më në fund iu përgjigj Muskut se si mund të zgjidhet uria në botë me gjashtë miliardë dollarë

OKB-ja më në fund iu përgjigj Muskut se si mund të zgjidhet uria në botë me gjashtë miliardë dollarë

Drejtori i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara përshkroi një plan se si do të shpenzoheshin 6.6 miliardë dollarë për të luftuar urinë në botë – duke i dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë CEO të Tesla, Elon Musk, i cili pretendoi se do të shiste aksionet e Teslas për të financuar planin.

Programi mund të përshkruajë “pikën se si” do të funksiononte. Nuk dihet nëse Musk e ka parë planin, por sipas mediave botërore ai pritet të deklarohet për këtë çështje.


David Beasley, drejtor i programit ushqimor të OKB-së dhe ish-guvernator republikan i Karolinës së Jugut, publikoi një tekst prej 1000 fjalësh në Twitter. Plani parasheh të shpërndajë 6.6 miliardë dollarë në vakte dhe kupona për të ushqyer më shumë se 40 milionë njerëz në 43 vende në prag të urisë – duke parandaluar atë që Programi Botëror i Ushqimit e quan një “katastrofë kërcënuese”.

Në një dokument të publikuar nga Beasley, Programi Botëror i Ushqimit propozon të japë deri në 3.5 miliardë dollarë për blerjet dhe dërgesat direkte të ushqimit, dy miliardë dollarë “për para dhe kupona ushqimore në vendet ku mund të funksionojnë tregjet” dhe të shpenzohen 700 milionë dollarë të tjerë për menaxhimin e programeve të reja ushqimore që janë “përshtatur me kushtet e vendit” dhe për të siguruar që “ndihma të arrijë tek më të cenuarit”.

Katërqind milionë dollarë të tjera do të përdoren për “menaxhimin e operacioneve, administrimin dhe llogaridhënien” dhe koordinimin e zinxhirit të furnizimit. “Bota është në zjarr”, shkroi Beasley.

“Kjo krizë urie është urgjente, e paprecedentë dhe mund të shmanget”, shkroi Beasley në një mesazh të veçantë në Twitter, duke vënë në dukje një postim të Muskut, i cili është personi më i pasur në botë me një vlerë neto prej rreth 288 miliardë dollarësh.

“Ju po kërkoni një plan të qartë dhe libra të hapur. Ja ku janë! Ne jemi të gatshëm të flasim me ju dhe këdo tjetër – i cili është serioz për të shpëtuar jetë”, shtoi ai. Deri ditën e enjte pasdite, Musk nuk ishte përgjigjur.

Biseda mes Muskut dhe Beasley filloi me një intervistë për CNN muajin e kaluar, në të cilën ai u kërkoi miliarderëve që “menjëherë, një herë” të ndihmonin në luftimin e urisë në botë, veçanërisht duke përmendur dy njerëzit më të pasur në botë: Elon Musk dhe Jeff Bezos.

Beasley tha se dhënia e 6 miliardë dollarëve, ose 2 për qind e pasurisë së Muskut, mund të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së urisë në botë.

Musk u përgjigj në Twitter, duke shkruar se “Nëse Programi Botëror i Ushqimit përshkruan saktësisht se si 6 miliardë dollarë do të zgjidhin çështjen e urisë në botë, unë do t’i shes menjëherë aksionet e Teslas dhe do ta bëj këtë. Por duhet të jetë transparent, në mënyrë që publiku të shohë qartë se si po shpenzohen paratë”.

Para pandemisë së coronavirusit, kriza globale e urisë u përkeqësua nga ndryshimet klimatike dhe konflikti. Megjithatë, pandemia ka përkeqësuar problemet ekzistuese, duke lënë “42 milionë njerëz që fjalë për fjalë po trokasin në derën e urisë”, tha Beasley. “Ky është skenari më i keq”, shtoi ai.

Nuk është e qartë nëse Musk apo Bezos e panë planin dhe nëse ata do të japin mbështetjen e tyre. Një zëdhënës i kompanive të Muskut nuk iu përgjigj një kërkese për koment. Përfaqësuesja e Bezos, Angela Landers, nuk pranoi të komentonte propozimin e Programit Botëror të Ushqimit, por vuri në dukje donacionet e tjera filantropike që Bezos kishte bërë për të luftuar urinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori