LAJMI I FUNDIT:

OKB: Arritjet në barazinë gjinore ndodhen në rrezik

OKB: Arritjet në barazinë gjinore ndodhen në rrezik

Pikërisht 25 vjet pas platformës së Pekinit për të drejtat e grave, OKB publikon një raport për të verifikuar arritjet dhe dështimet.

Nga të dhënat e 170 vendeve del se asnjë vend i botës nuk e ka arritur barazinë gjinore.


Sukseset e arritura drejt barazisë gjinore janë të pakta dhe në rrezik, thotë UN Women, organizmi i OKB që merret me barazinë gjinore dhe forcimin e gruas.

Në një raport botuar tani, 25 vjet pas konferencës së Pekinit. UN Women ka mbledhur të dhënat nga 170 vende, dhe ka vënë re se pabarazia e madhe, kriza e klimës, konfliktet dhe politikat përjashtuese janë duke vënë në rrezik progresin e arritur me mundim.

“Rishikimi i të drejtave të grave na tregoi se me gjithë progresin e arritur, asnjë vend i botës nuk e ka arritur barazinë gjinore”, thotë Phumzile Mlambo-Ngcuka, drejtore ekzekutive e UN Women.

“75 për qind e parlamentarëve në botë janë burra, burrat mbajnë 73 për qind të posteve manaxheriale, 70 për qind e negociatorëve për klimën janë burra, dhe gati të gjithë negociatorët e paqes janë burra. Kjo botë nuk është gjithëpërfshirëse dhe e barabartë”, thotë shefja e UN Women.

“Ne jemi reduktuar në 20-25 për qind. Sot, ne dalim dhe themi se duam të arrijmë 50 përqindshin, duke punuar së bashku”.

Raporti tregon edhe për arritje si për shembull në fushën e shëndetit dhe të edukimit, sektorë në të cilët është investuar.

Edhe Silke Staab, që është marrë me të dhënat statistikore për të nxjerrë përfundimet për raportin thotë se vërehen përparime, por shumë të ngadalta.

Ajo tregon shembujt: “Është bërë pak në fuqizimin ekonomik dhe progresin ekonomik të grave. Në nivel global, hendeku gjinor në pjesëmarrjen në tregun e punës ka mbetur ai që ka qenë 20 vitet e fundit. Më pak se dy të tretat e grave janë forcë pune, ndërkohë që tek burrat kjo shifër është më e madhe se 90 për qind”.

“Një në pesë gra është përballur me dhunë nga partneri në 12 muajt e fundit”, thotë Silke Staab.

Nga kontributet e mbledhura prej shumë vendeve është parë se janë nxjerrë ligjet kundër dhunës në familje, por zbatimi i ligjeve dhe detyrimi për t’i zbatuar mbetet i dobët. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
“Vajza ime ishte shënjestër e një atentati”, Sanduloviq: Regjimi kriminal në Serbi synon eliminimin tim dhe të vajzës sime

“Vajza ime ishte shënjestër e një atentati”, Sanduloviq: Regjimi kriminal në Serbi synon eliminimin tim dhe të vajzës sime

Serbia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Botë
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Azia
Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Kroacia
Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Azia
Kalo në kategori