LAJMI I FUNDIT:

Okan Buruk vazhdon të flet për Rashicën: Është prioriteti numër një i yni, jemi në pritje të tij

Okan Buruk vazhdon të flet për Rashicën: Është prioriteti numër një i yni, jemi në pritje të tij

Milot Rashica ka filluar stërvitjet me skuadrën e tij Norwich City pas një viti si i huazuar te Galatasaray.

Megjithatë skuadra angleze nuk e ka në plane kosovarin, por as qëllimi i Rashicës nuk është të mbetet në Angli.

Galatasaray po insiston për rikthimin e Milot Rashicës në Stamboll dhe dëshira e futbollistit gjithashtu është e njëjtë pas një viti shumë të suksesshëm.


Norwich dhe Galatasaray arrijnë marrëveshje për Milot Rashicën
Lexo po ashtu Norwich dhe Galatasaray arrijnë marrëveshje për Milot Rashicën

Reprezentuesi kosovar i ka bërë me dije drejtuesve të klubit anglez se dëshiron vetëm Galatasarayn dhe dy klubet janë në negociata.

Kampioni në fuqi i Turqisë ka ofruar tetë milionë euro për Rashicën, derisa Norwich insiston të fitoj 12 sosh nga shitja e tij.

Trajneri i Galatasaray, Okan Buruk ka folur për të ardhmen e kosovarit, duke thënë se prioriteti i tyre është të nënshkruajnë me Milotin.

'Luftë' mes Galatasarayt dhe Fenerbahces për shërbimet e Milot Rashicës
Lexo po ashtu 'Luftë' mes Galatasarayt dhe Fenerbahces për shërbimet e Milot Rashicës

“Prioriteti ynë për sulmues krahu është vetëm Milot Rashica. Ne jemi duke pritur negociatat dhe jemi në pritje të Milotit të na bashkohet”, ka deklaruar Buruk.

“Ai ka bërë punë të mirë te ne edicionin e kaluar dhe duam ta kemi sërish në radhët tona. Po presim dhe të shohim, por mund të them se Rashica është prioriteti numër një i yni”, deklaroi Buruk. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Klubi i Ligës Premier do të nënshkruajë me Calhanoglu

Klubi i Ligës Premier do të nënshkruajë me Calhanoglu

Premier League
Kalo në kategori