OJQ-të që hetohen në Maqedoni e cilësojnë si presion nga shteti kontrollin për financimin

Inspektorët e drejtorisë së të ardhurave publike dhe të policisë financiare edhe të enjten kanë vazhduar kontrollet në zyrat e më shumë organizatave jo-qeveritare lidhur me burimin e financimit e tyre dhe të aktiviteteve tjera në Maqedoni.
Nga këto institucione nuk kanë dhënë detaje mbi këtë aksion, duke theksuar se bëhet fjalë për kontrolle të rregullta, por drejtuesit e organizatave joqeveritare këtë e cilësojnë si formë të presionit për shkak të qëndrimit të tyre kritik ndaj pushtetit.
Ato thonë se këtë qëndrim të tyre e forcon edhe më shumë fakti, se aksioni ndodh disa ditë pas protestës së OBRM-PDUKM-së, para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ku u paralajmërua “lufta për desorosoizimin e organizatave joqeveritare”. Në fakt, organizatat joqeveritare në të shumtën e rasteve financohen nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur, pas të cilit thuhet se qëndron filantropisti miliarder, George Soros.
“Ish kryeministri, Nikolla Gruevski, shumë qartë e kishte bërë me dije se cilat janë planet e tij me sektorin civil, dhe nuk është hera e parë që dëgjojmë diçka të tillë. Prandaj, nuk vlerësoj se kontrolli i institucioneve financiare është i rregullt, por përkundrazi bëhet fjalë për presion ndaj organizatave joqeveritare që kanë qëndrim kritik ndaj pushtetit. Ish kryeministri dhe lideri i OBRM-PDUKM-së po shkon në drejtim të politikave autoritare të disa shteteve tjera”, thotë Uranija Pirovska, kryetare e Komitetit të Helsinkit në Maqedoni, organizatë kjo e cila ishte e para në shënjestër të inspektorëve tatimor.
Ajo thotë se është e njohur se sektori civil në Maqedoni financohet në bazë të projekteve dhe donacioneve që merr nga jashtë, por e gjithë kjo bëhet në përputhje të plotë me ligjet e vendit.
Drejtuesja e Fondacionit për Shoqëri të Hapur në Maqedoni, Fani Karanfilova-Panovska, thotë se kontrolle janë paralajmëruar në zyrat e më shumë se njëzet organizatave joqeveritare. Ajo thotë se nuk është kundër kontrolleve, por forma se si këto bëhen lënë dyshime për qëllimin e tyre.
“Drejtoria e të Ardhura Publike ka të drejtë të bëjë kontrolle çdoherë kur të vlerësojë se ka nevojë, në cilëndo qoftë organizatë joqeveritare, edhe pse kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në këto 25 vite të funksionimit tonë, pasi gjithmonë kemi qenë të krye të detyrës në respektimin e ligjit. Pra, momenti kur ndodhin këto kontrolle, menjëherë pasi zgjedhjeve, na lenë të dyshojmë se bëhet fjalë për formë të presionit për të heshtur zërin e tyre”, thotë Panovska.
Edhe Xhelal Neziri, drejtues i Qendrës për gazetari Hulumtuese SCOOP, thotë se bëhet fjalë për presion dhe asgjë më shumë. Ai vlerëson se OJQ-të kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në demokratizimin e shtetit, në kohën kur të gjitha institucionet e tij janë vënë në funksion të partisë në pushtet.
“Është një aksion për të ushtruar presion pikërisht mbi shoqërinë civile, e cila gjatë gjithë kësaj kohe sa institucionet e shtetit ishin vënë në funksion të partive në pushtet dhe në funksion të aktiviteteve ilegale dhe korruptive të tyre, sektori civil ka qenë ai zëri i cili ka mbajtur kontrollin mbi këto institucione dhe ka bërë që këto të jenë më afër qytetarit dhe e jo më afër partive politike”, thotë Neziri për REL.
Organizatat joqeveritare ishin edhe pjesë e asaj që njihet “revolucioni shumëngjyrësh”, i cili gjatë gjithë këtij viti ka organizuara protestave të shumta rrugëve të kryeqendrës së Maqedonisë në mbrojtje të Prokurorisë Speciale, e cila ka nisur hetime të shumta kundër zyrtarëve të lartë shtetëror, të dyshuar për vepra të ndryshme penale./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi