Përmes “Propozimit për prioritetet urgjente demokratike” përfaqësuesit e organizatave joqeveritare kërkojnë reforma në fushën e sektorit civil, raporton Alsat M.

Si reforma urgjente paraqesin ndërprerjen e procesit të desorosoizimit, zbulimin e përgjegjësve të nxitjes dhe zhvillimit të këtij procesi, përmirësimin e hapësirës financiare dhe juridike të OJQ-ve të cilat u përfshinë në këtë proces, si dhe formimin e këshillit me anëtarë të sektorit civil të cilat do të ishin “dëshmitarë” të mënyrës së përcaktimit, ndarjes, përfshirjes dhe qasjes së tyre në procesin e paraparë për ata.


''Ne kemi përpiluar 12 prioritete apo 42masa të cilat kanë të bëjnë me kushtet të cilat përballet sektori civil. Ne insistojmë që në këtë periudhë të realizohen propozimet tona të cila janë afat shkurte, afatmesme dhe afat gjate. Shpresojmë që këto masa të zbatohen, presim të paktën që këta prioritetet të zbatohen në një afat të arsyeshëm që të mos i ndjejmë pasojat e një natyre tjetër. Ne kërkojmë po ashtu moratorium gjatë ndarjes së mjeteve në mënyrë që procesi i tërë i ndarjes së tyre të jetë transparent'', tha Aleksandar Kolekeski, Qendra për strategji Evropiane “Eurothink”.

''Në këtë grup pune ishin të kyçur 12 organizata qytetare të cilat i diskutuan të gjitha këto masa dhe aktivitete dhe të njëjtat janë punuar bashkërisht , propozuan aktivitet konkrete dhe ajo që është më me rëndësi u bë një plan aksionar për masat tre mujore prioritare, ato gjashtë mujore dhe ato nëntë mujore dhe kështu me radhë'', deklaroi Martin Aleksoski, Këshilli Rinor Nacional i Maqedonisë.

Trembëdhjetë organizatat civile të cilat përpiluan këto masa urgjente, janë pjesë e 73 organizatave të cilat përpiluan planin 3-6-9-12 i cili synon plotësimin e planit qeveritar 3-6-9 përmes reformave të parapara në drejtësi, mbrojtjen e ambientit, mbrojtjen sociale, kulturë, shëndetësi dhe energjetike. /Telegrafi/