LAJMI I FUNDIT:

OJQ-të fitojnë procesin e katërt gjyqësor ndaj MZHE-së për qasje në dokumente publike për projektin ‘Kosova e Re’

OJQ-të fitojnë procesin e katërt gjyqësor ndaj MZHE-së për qasje në dokumente publike për projektin ‘Kosova e Re’

Balkan Green Foundation, Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti për Politika Zhvillimore, duke u bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike dhe Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës kanë ri-dërguar kërkesën për qasje në dokumente zyrtare te Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, për projektin e termocentralit “Kosova e Re”.

Reklama

Sipas OJQ-ve, qasje u ri-kërkua për thirrjen finale për aplikim e cila i është dërguar kompanive të parakualifikuara si dhe qasje në ndryshimet në pakon tenderuese që kanë ndodhur nga thirrja e parë për parakualifikim deri në përzgjedhjen e ofertuesit dhe arsyet për ndryshimet në pako.

“Dokumentet e lartëcekura i kemi kërkuar edhe më parë, mirëpo në këto dokumente nuk na është lejuar qasja. Si rezultat, kemi paditur Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Dëshirojmë të rikujtojmë që ne kemi fituar padinë kundër Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila na ka dhënë të drejtë për t’u qasur në dokumentet që ndërlidhen me procesin e tenderimit për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’. Mirëpo, MZHE atëherë zgjodhi të mbroj privilegjet e një kompanie të huaj përballë zbatimit të një vendimi gjyqësor për të kërkuar transparencë të dokumenteve dhe vendimeve publike. Si rezultat, MZHE kishte ushtruar ankesë, përmes përfaqësueses së autorizuar Ministrisë së Drejtësisë – Avokatura Shtetërore. Mirëpo Gjykata e Apelit, me aktgjykimin e datës 05.03.2020, gjeti se ankesa e MZHE-së ishte e pabazuar dhe se aktgjykimi i ankimuar u vërtetua si i drejtë dhe i ligjshëm”, thuhet në njoftimin e organizatave.

Sipas tyre, vendimet e institucioneve publike për të refuzuar qasjen në dokumente publike përbëjnë shkelje të një parimi esencial të të drejtave të njeriut, lirisë së informimit dhe transparencës së vendimmarrjes publike. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Pushime me Eurokoha 7 ditë All Inclusive, duke filluar prej 315 Euro

Pushime me Eurokoha 7 ditë All Inclusive, duke filluar prej 315 Euro

Eurokoha
E vërteta e madhe – Pse duhet të konsumoni mishin e freskët të pulës pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?

E vërteta e madhe – Pse duhet të konsumoni mishin e freskët të pulës pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?

Kosmonte Foods
Tregoi se konsumon vetëm produkte vendore, Korporata “Rugove” befason qytetarin me pako me ujë dhe djathë

Tregoi se konsumon vetëm produkte vendore, Korporata “Rugove” befason qytetarin me pako me ujë dhe djathë

Prodhime Vendore
Ftesë për aplikim / ofertim – “Mirëmbajtja e pajisjeve të klimatizimit në dyqanet dhe objektet e IPKO-s’’

Ftesë për aplikim / ofertim – “Mirëmbajtja e pajisjeve të klimatizimit në dyqanet dhe objektet e IPKO-s’’

Ipko
Investimi në vendbanim është me rëndësi – blerja e banesës së re tek Kompleksi Linda në Fushë Kosovë është i duhuri

Investimi në vendbanim është me rëndësi – blerja e banesës së re tek Kompleksi Linda në Fushë Kosovë është i duhuri

Al Trade Center
Një zgjidhje e avancuar për rënien e flokëve

Një zgjidhje e avancuar për rënien e flokëve

VatanMed Clinic
Kalo në kategori