LAJMI I FUNDIT:

OJQ ”Most” kërkon ndryshimin e disa ligjeve për t’u përshpejtuar procedura e verifikimit të votuesve të dyshimtë

OJQ ”Most” kërkon ndryshimin e disa ligjeve për t’u përshpejtuar procedura e verifikimit të votuesve të dyshimtë

Organizata joqeveritare MOST këkron dryshimin e Ligjit për vendbanimit dhe vendqëndrimit, Ligjit për letërnjoftime, Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative, si edhe Ligjit për çështje administrative, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Arsyeja e kësaj kërkese bazohet në shpejtimin e procedurave të verifikimit administrativ të të dhënave të dyshimta dhe të verifikimit në terren të grupit të dytë të të dhënave të dyshimta në listën zgjedhore.


Sipas MOST, me ndryshimin e këtyre ligjeve, e gjithë procedura e verifikimit dhe fshirjes së votuesve të dyshimtë do të mund të shkurtohej në 70 ditë, ku nuk është përfshirë koha që do t’i duhet MPB-së për t’i zbatuar verifikimet administrative dhe terrenore të këtyre votuesve për të konstatuar nëse mund të inicohen procedura për fsirjen e vendbanimit dhe letërnjoftimit./Telegrafi/