LAJMI I FUNDIT:

OJQ Civil: ”Revolucioni Laraman” ka mbështetje të lartë

OJQ Civil: ”Revolucioni Laraman” ka mbështetje të lartë

OJQ Civil – Qendra për liri, ka publikuar të dhënat e anketës online në lidhje me protestat e ”Revolucioni Laraman”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Anketa online është bërë në kuadër të projektit ”Zgjedhje të lira për qytetarë dhe qytetare të lira”, ku janë pyetur 741 persona për 10 pyetje të anketës, ndërkaq është mbështetur nga Republika federale e Gjermanisë.


Në pyetjen, A i mbështetni protestat e ”Revolucioni Laraman”, 83.4% janë përgjigjur pozitivisht, kurse 9.31% janë përgjigjur negativisht.

85.7% e të anketuarve i dijnë kërkesat e protestuesve, kurse 83.27% prej tyre edhe i mbështesin. Nga të anketuarit, 75.57% e kanë arsyetuar hedhjen me ngjyrë dhe vezë në protesta, kurse 16.87% nuk e kanë arsyetuar.

Megjithatë, në pyetjen se kush është organizator i protestave, ka një ndarje pothuajse të barabartë të të anketuarve. 42.65% mendojnë se protestat janë organizim qytetarë, kurse 43.18% mendojnë se protestat janë organizim i strukturave të opozitës./Telegrafi/