Qyteti me më së shumti turistë në Maqedoni të Veriut, Ohri, për fundjavë është mbushur me mbeturina që kanë hedhur turistët.

Për shkak të pandemisë së coronavirusit, shumë qytetarë të Maqedonisë shkuan për pushime në Ohër. Qyteti është i mbushur me mënorë vendorë të cilët nuk respektojnë masat për parandalimin e coronavirusit.

Në rrjete sociale u shfaqën fotografi të qendrës së Ohrit me mbeturina. Turistët vendorë kanë hedhur mbeturina të llojllojshme nëpër shëtitoren e Ohrit dhe nëpër rrugicat e këtij qyteti.

Qytetarët e Ohrit thonë se turistët e huaj asnjëherë nuk janë sjellur në këtë mënyrë.

Ndryshe, qytetarët e Maqedonisë përveç Ohrit për pushime mund të udhëtojnë edhe në bregdetin shqiptar, për shkak se Maqedonia dhe Shqipëria kanë kufijtë e hapur. Kufijtë mbeten të mbyllura apo me kufizime shtesë me Kosovën, Serbinë, Bullgarinë dhe Greqinë./Telegrafi/