Universiteti Shtetëror i Ohios (Ohio State University) festoi 60-vjetorin e maskotës së tij, Brutus Buckeye, duke thyer rekordin botëror të Guinnessit për numrin më të madh të kapelave konike të festës të veshura në një ngjarje të vetme.

Shkolla mblodhi 1,923 persona që veshën kapela feste të mërkurën në Qendrën e Rekreacionit dhe Aktivitetit Fizik në kampus.


Ky tubim ia mori rekordin botëror të Guinnessit Shkollës së Mesme për Vajza “Sutton Coldfield Grammar School” në Britani, e cila kishte mbledhur 1,161 persona me kapela feste në vitin 2019.

Dave Isaacs, zëdhënës i Zyrës së Jetës Studentore në OSU, tha se ideja për të thyer një rekord të Guinness-it për 60-vjetorin e Brutus-it lindi nga dëshira për ta tejkaluar festimin e 50-vjetorit në vitin 2015.

“Kjo ishte një nga idetë që dolën. E morëm dhe e realizuam - dhe ja ku jemi sot”, tha Isaacs për WSYX-TV. /Telegrafi/