I ofroi para policëve pasi iu shqiptua gjoba në trafik, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje shtetasi nga Maqedonia e Veriut

Një person (shtetas u Maqedonisë së Veriut) është arrestuar për shkak se u kishte ofruar zyrtarëve policorë para në këmbim të mos-shqiptimit të gjobës në trafik.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 09:45 në fshatin Zajm të Klinës.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari shtetas i Maqedonisë së Veriut, për shkak se u kishte ofruar zyrtarëve policorë para në këmbim të mos-shqiptimit të gjobës në trafik. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
19/10/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































