Manchester United ka ofruar 80 milionë euro për transferimin e Kalidou Koulibalyt, mirëpo Napoli kërkon 100 milionë, raporton Sky Sport Italia.

Mbrojtësi që po ashtu kërkohet edhe nga Liverpooli e Paris Saint-Germain, besohet se e preferon kalimin në Paris.


Mediumi italian bën të ditur se Manchester United ka ofruar 80 milionë euro për transferimin e mbrojtësit senegalez.

koulibaly 1

Sidoqoftë, The Partenopei ka kërkuar së paku 100 milionë euro që të lë mbrojtësin të largohet nga klubi.

Kjo nënkupton se Koulibaly ka pësuar rënie në vlerë, pasi presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis ka kërkuar verën e kaluar 120 milionë euro.

Manchester United nuk po heq dorë nga lojtari dhe po e kërkon transferimin e tij me ngulm. /Telegrafi/

telegrafi sport app