Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka promovuar inkubatorin e ri inovativ (Create Hub), i cili është i mbështetur nga Programi zviceran për rritje të punësimit, shkruan gazeta Koha. Në të ardhmen, të interesuarit për punësim të të rinjve, grave sipërmarrëse dhe nga rajonet më pak të zhvilluara të Maqedonisë, do të mund të fitojnë shërbime dhe përkrahje profesionale për zhvillimin e biznes dhe ideve të tyre.
“Qëllimi kryesor i projektit është që të krijojë hapësirë për të gjithë ata që akoma besojnë se ardhmëria e tyre është në biznes dhe jo punësimi në administratën shtetërore, apo ikjen jashtë shtetit. Ky projekt është përgjigje ndaj problemeve shoqërore, siç janë zhvillimi jo i barabartë rajonal, papunësia e madhe e të rinjve, përjashtimi i të rinjve nga mjediset rurale nga tregu i punës. Hapësira e re do të mundësojë gjenerimin e ideve të reja dhe zhvillimin e bizneseve përmes projekteve që do të jenë konkurruese në tregun vendor dhe të jashtëm”, thotë drejtori i OEMVP-së, Fatmir Bytyqi.
Sipas zëvendës ambasadorit në Ambasadën e Zvicrës në Shkup, Stefan Tomaxhan, papunësia në përgjithësi dhe sidomos ajo e të rinjve, është një sfidë e madhe për Maqedoninë. Andaj, thekson ai, Zvicra me projekte të ndryshme ndihmon që Maqedonia të ballafaqohet me këtë problem, duke përkrahur sipërmarrjen në vend.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251