LAJMI I FUNDIT:

OEK-u dhe Klubi i Prodhuesve përkrahin taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjës

OEK-u dhe Klubi i Prodhuesve përkrahin taksën ndaj Serbisë dhe Bosnjës

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës, e kanë përkrahur vendimin e djeshëm të Qeverisë për vendosjen e masës mbrojtëse për importin e të gjitha produkteve të prodhuara në Serbi dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi ka thënë se beson se edhe fabrikat do ta përkrahin vendimin që përfshin taksën për 10 për qind për produktet e këtyre dy shteteve.

“Një pjesë e aktivitetit tim dhe në të kaluarën kam kërkuar dhe është kërkuar një taksë për të kompensuar ketë dëm. Qeveria e ka marr këtë vendim e kemi përkrahur dhe besoj që edhe fabrikat do e përkrahin, do të vazhdojnë me importuar por duhet me i shikuar alternativat”, u shpreh Rukiqi, pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes Odës Ekonomike e Kosovës, dhe Klubit të Prodhuesve të Kosovës, për rritje të eksportit dhe fuqizim të zonave ekonomike.


Drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës Astrit Panxha, e ka konsideruar vendimin e ekzekutivit si të drejtë, duke shtuar se vendimi nuk duhet tërhequr.

“Vendimi i djeshëm e përkrahim sepse është vendim i duhur kemi kërkuar qe me Bosnjën dhe Serbinë të sillemi si shtet dhe kemi pasur produkte të Serbisë që në Kosovë shitet më lirë sesa në Serbi ashtu edhe kjo është shkelje e CEFTA-së dhe ironia më e madhe është kur kërkojmë përgjigje nuk e japin sepse nuk na njohin si shtet dhe çfarë kuptimi ka CEFTA kur dy vende nuk bashkëpunojnë”, tha ai.

Panxha tha se kritikat e Brukselit ndaj kësaj mase janë destinuar në adresë të gabuar pasi që këto kritika duhet t’i bëjë ndaj Serbisë, pasi siç tha ai bënë shkelje të CEFTA-së. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Kalo në kategori