LAJMI I FUNDIT:

OEK publikon vendimin për qarkullim të linjave ndër-urbane

OEK publikon vendimin për qarkullim të linjave ndër-urbane

Oda Ekonomike e Kosovës ka pranuar vendimin nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit për të filluar puna në sektorin e transportit rrugor.

Në një njoftim në Facebook, OEK ka bërë të ditur se Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit përmes një vendimi ka lejuar edhe qarkullimin e linjave ndër-urbane pas një ndërprerje dymujore për shkak të pandemisë COVID-19.


Në vendim parashihen edhe masat mbrojtëse që duhet të ndërmarrin kompanitë e transportit publik.

“Pas aktiviteteve të shumta, debateve e prononcimeve mediatike dhe takimeve të një pasnjëshme në Odën Ekonomike të Kosovës, sot para pak minutave pranuam edhe vendimin nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit për të filluar puna në sektorin e transportit rrugor. Falënderojmë të gjithë juve që kontribuat që të rifillojë puna, falënderojmë ministrin për mirkuptim, falënderim për të gjitha mediat për mbështetje dhe korrektësi, sigurisht që puna jonë nuk do të ndalet këtu duke kërkuar lehtësime e mbështetje për sektorin privat”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, me fillimin e fazës së dytë nga dita e sotme e deri më 1 qershor, kur nis faza e tretë, parashihet lehtësimi i disa masave, në mesin e të cilave edhe fillimi i qarkullimit të linjave urbane dhe ndër-urbane.