Oda Ekonomike e Maqedonisë mirëpret pranimin e vendit në NATO, duke theksuar se është arritur qëllimi ynë strategjik shumë dekadësh, i cili përveç sigurisë, hap perspektiva të mëdha ekonomike për ne.

“Vendi ynë është bërë zyrtarisht anëtare e NATO-s. Është një ditë e shkëlqyer për shtetin e Maqedonisë dhe një moment i rëndësishëm në historinë tonë. Është arritur qëllimi strategjik shumë dekadësh për të cilin sondazhet kanë treguar vazhdimisht mbështetje shumë të lartë nga qytetarët ndër vite. Pranimi në NATO është një përfitim i rëndësishëm për një vend. Përfitimi është edhe më i madh kur vendi është i vogël dhe ka burime shumë të kufizuara për të zhvilluar në mënyrë të pavarur aftësitë mbrojtëse.

Në të njëjtën kohë, stabilizimi i situatës së sigurisë së vendit krijon kushte për një zhvillim më të gjerë të vetë shoqërisë, demokracisë. Por pranimi në NATO gjithashtu hap perspektiva të konsiderueshme ekonomike. Për momentin ne jemi të gjithë të preokupuar nga kriza e coronavirusit, por ajo do të kalojë në një moment dhe atëherë përfitimet e ekonomike të Maqedonisë do të fillojnë të materializohen”, thotë Jovanovski.

Sipas tij, për një vend si i yni, i cili është i vogël dhe jo i pasur, heqja e rrezikut të sigurisë është një gjë e rëndësishme. Kjo do të mundësojë forcimin e perceptimit të ekonomisë së Maqedonisë si një destinacion tërheqës për investime e reja të huaja direkte dhe investime më të mëdha vendase./Telegrafi/