Zhvillimi ekonomik i bazuar në qasje strategjike është thelbësor për mundësimin e rritjes së matshme dhe të qëndrueshme ekonomike. Prandaj, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon nga Qeveria e Kosovës që të hartojë një dokument strategjik si dokument udhërrëfyes për politikat e zhvillimit ekonomik.
Sipas OEAK-ut, Strategjia Nacionale e Zhvillimit Ekonomik duhet të iniciohet në tremujorin e parë të qeverisjes së re dhe duhet të bazohet në një analizë të potencialeve dhe prioriteteve ekonomike, e mes tjerash do të udhëzonte edhe sektorin privat në marrjen e vendimeve strategjike.
“Dokumenti strategjik do të shërbente në shmangien e vendimeve ad-hoc ose qasjes reaktive, e cila ka karakterizuar vendimmarrjen institucionale në të kaluarën. Në këtë mënyrë, Qeveria, Kuvendi, si dhe hisedarët e tjerë jopolitikë dhe joqeveritarë do të mund të vendosnin kontroll mbi zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke përcaktuar objektiva specifike, të matshme, të arritshme, reale, si dhe të lidhura me afatet kohore”, thuhet në njoftimin e OEAK-ut, përcjell Telegrafi.
Oda Amerikane thotë se beson fuqishëm se prioritetet si fuqizimi i sundimit të ligjit, adresimi i çështjeve që lidhen me kapitalin njerëzor, fuqizimi i lidhjeve me diasporën, nxitja e investimeve të brendshme dhe tërheqja e investimeve të jashtme, si dhe adresimi i infrastrukturës fizike me fokus në atë energjetike, duhet të përfshihen me doemos në Strategji, ndërsa hartimi i saj duhet të zhvillohet në konsultim të ngushtë me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, ekspertët dhe institutet e ekonomisë, institucionet akademike, organizatat ndërkombëtare zhvillimore dhe institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe përfaqësuesit e sindikatave.
Krejt në fund, Oda Ekonomike Amerikane sugjeron që procesi i hartimit të strategjisë duhet të marrë në konsideratë, por të mos kufizohet vetëm në faktorët si të dhënat ekonomike dhe demografike, burimet natyrore të Kosovës, anët e fuqishme, dobësitë, mundësitë, kërcënimet dhe trendet lokale dhe botërore, si dhe zhvillimet teknologjike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHapet panairi EXPOKOS 2024, bashkon liderët e industrisë dhe inovacionit në Prishtinë
Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?
Dashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së
Haradinaj takon Ramiz Kelmendin: Ekonomia e Kosovës ka nevojë për një model të ri të qeverisjes
Destinacioni juaj i modës Stilium organizon eventin e blerjeve në Albi Mall
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3