LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike Amerikane organizon trajnim rreth rekrutimit dhe mbajtjes së talenteve

Oda Ekonomike Amerikane organizon trajnim rreth rekrutimit dhe mbajtjes së talenteve

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi trajnimin virtual rreth rekrutimit dhe mbajtjes së talenteve, i cili u zhvillua nga Greta Kamberi, specialiste e rekrutimit të talenteve në Gjirafa.

Në këtë trajnim u diskutua rreth strategjive të rekrutimit, menaxhimit dhe promovimit të stafit si dhe rreth rëndësisë së punësimit dhe mbajtjes së personave të talentuar dhe të kualifikuar në mënyrë që të sigurohet zhvillimi dhe rritja e vlerave të kompanisë.

Gjatë këtij trajnimi Kamberi theksoi rëndësinë e rekrutimit të talenteve të rijnë sidomos në kohën pas lirimit të masave kufizuese kundër pandemisë COVID-19 dhe rikthimit në normalitet.


Sipas saj, procedurat e rekrutimit janë të ndryshme duke u bazuar në kulturat respektive të kompanive, ndërsa rekrutimi është një proces që i nënshtrohet ndryshimeve konstante dhe rrjedhimisht duhet të përshtatet me metodat e trendëve të fundit siç janë promovimi i vendeve të lira të punës në rrjete të ndryshme sociale, panaire të punësimit, apo duke krijuar memorandume të bashkëpunimit me universitete.

Specialistja e rekrutimit theksoi se pjesë e rëndësishme e strategjisë së rekrutimit është edhe formulimi i saktë i përshkrimit të punës për të cilën hapet konkursi, në mënyrë që kandidatët potencial të jenë të mirë-informuar rreth detyrave dhe përgjegjësive të punës para aplikimit.

Mes të tjerash, Kamberi theksoi edhe rëndësinë e brendimit të kompanisë, ku konsideroi se imazhi i kompanisë është kyç në tërheqjen apo mbajtjen e talenteve meqë fuqia e kualifikuar punëtore vazhdimisht është e kërkuar.

Ndërsa, në këtë trajnim bashkë me anëtarët pjesëmarrës të Odës Amerikane u diskutua edhe mbi rolin e personalitetit të punëtorit në sjellje organizative, llojllojshmërinë e metodave të kompanive për rekrutim dhe mbajtje të talenteve si dhe fazat e ndryshme të rekrutimit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Ekonomi
Kalo në kategori