Në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë 2019, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë si partner disa vjeçar, po organizon 14 aktivitete të lidhura me ndërmarrësi, me qëllim të ngris vetëdijen në këtë aspekt, duke ftuar ndërmarrës të suksesshëm të ndajnë rrugëtimet e tyre si histori suksesi.
Për shënimin e kësaj jave, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë filloi realizimin e aktiviteteve të planifikuara, ku gjatë ditës u mbajtën dy tryeza të diskutimit, në Shtime dhe në Prishtinë.
Në ngjarjen e organizuar në Shtime, në bashkëpunim me Agjitacionin për Zhvillim Rajonal – Qendër, të titulluar “Të bëhesh Ndërmarrës: Perspektivat e Vetë-Punësimit”, kryesisht u diskutua për përparësitë e aktiviteteve ndërmarrëse.
Drejtori ekzekutiv i OEAK-ut, Arian Zeka, gjatë kësaj tryeze u shpreh se është shumë e rëndësishme që të rinjtë ta shohin ndërmarrësinë dhe sektorin privat si mundësi për zhvillim profesional dhe të karrierës, por edhe të mënyrë së dhënies së kontributit për shtetin e Kosovës dhe shoqërinë.
Ndërsa ndërmarrësi i suksesshëm nga kompania Eurokosova – Flutra, Gojart Kelmendi, tregoi për hapat që ka marrë drejt krijimit të ndërmarrjes së tij, si dhe vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar dhe vazhdon të kalojë si prodhues. Ai më tutje shtoi se sot megjithatë është shumë më e lehtë për të rinjtë që të nisin një ndërmarrje të re, e posaçërisht në sektorin e ekonomisë digjitale, ku mundësitë janë të pafundme.
Ndërsa, tryeza e organizuar në bashkëpunim me Fondin Kosovaro-Amerikan për Edukim (KAEF) në Prishtinë, diskutoi temën mbi “Inovacioni dhe Kontraktimi i Proceseve Afariste: Sfidat dhe Mundësitë në Kosovë” me panelin e përbërë nga Armend Ukshini, Jeta Zagragja, Ermal Sadiku, Diedon Kica dhe Egzon Halili.
Në këtë tryezë u tha se ecuria e suksesshme e sektorit të shërbimeve dixhitale në Kosovë ka identifikuar ekzistimin e një ekosistemi i cili duhet të vazhdohet nga shumë kënde. Rrjedhimisht, nga reflektimet në këtë diskutim, u tha se emërues i përbashkët në suksesin e inovacionit në këtë sektor, është entuziazmi i vazhdueshëm i Kosovës dhe kapaciteteve të saj. Përderisa mungesa e burimeve dhe kualifikimeve adekuate ende qëndron si një nga sfidat kryesore në këtë sektor, mekanizma të mëtejshëm duhet të merren për profilizimin e fuqisë punëtore dhe zhvillimin e strategjive afatgjate në zhvillimin e industrive që i japin Kosovës avantazh konkurrues në nivel më të gjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë