LAJMI I FUNDIT:

Oda Ekonomike Amerikane fton bizneset të zbatojnë masat për parandalimin e pandemisë COVID-19

Oda Ekonomike Amerikane fton bizneset të zbatojnë masat për parandalimin e pandemisë COVID-19

Masat administrative të vendosura nga Qeveria e Kosovës me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19, kanë ndikuar rëndë në sektorin privat dhe në ekonominë e vendit në përgjithësi.

Kështu thuhet në reagimin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), duke i ftuar bizneset që të zbatojnë masat për parandalimin e pandemisë COVID-19.


“Me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik dhe parandalimit të përhapjes së mëtejme të pandemisë COVID-19, Oda Ekonomike Amerikane u bën thirrje bizneseve dhe qytetarëve që t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, meqë përkeqësimi i situatës epidemiologjike do të rëndojë edhe mbi ekonominë e vendit dhe do ta vonojë rimëkëmbjen ekonomike”, thuhet në reagim, përcjell Telegrafi.

Nga 6 korriku mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21:00 deri 05:00
Lexo po ashtu Nga 6 korriku mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21:00 deri 05:00

Në fund, Oda Amerikane u bënë thirrje institucioneve të vendit që masat t’i marrin në dakordim të plotë me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, ashtu që të shmangen paqartësitë e mundshme me qëllim të zbatimit të plotë të masave. /Telegrafi/