LAJMI I FUNDIT:

Oda e Tregtarëve në takim me Durmishin, shqyrtohet propozim-vendimi për kufizimin e marzheve

Oda e Tregtarëve në takim me Durmishin, shqyrtohet propozim-vendimi për kufizimin e marzheve

Përfaqësuesit e Odës së sapoformuar të Tregtarëve me Shumicë dhe Pakicë, kryesisht në produkte ushqimore dhe joushqimore, pije dhe duhan, do të takohen me ministrin e Ekonomisë Besar Durmishi në lidhje me Propozim-vendimin për kufizimin e marzheve për 10 për qind në tregtinë me pakicë dhe shumicë.

Oda përmes një komunikate ka njoftuar se janë takuar me kryeministrin Hristijan Mickoski, i cili e ka porositur ministrin e Ekonomisë që të zhvillojë takim me ta, pas së cilës kanë paralajmëruar se do t’i publikojnë informatat për opinionin.

“Sipas vendimit nga mbledhja, në të cilën kryeministri Hristijan Mickoski e ngarkoi ministrin e Ekonomisë dhe Punës që të mbajë një takim të ri me ne, më 14 shkurt 2025, gjatë ditës së sotme do të dalim me qëndrime, të cilat do t’i sqarojmë në takim, të cilat do të analizohen për të gjetur një zgjidhje të përbashkët. Ne duam të krijojmë një klimë të favorshme pune për të gjithë aktorët e sektorit, në mënyrë që të mos pësohen dëme dhe e gjithë kjo është në interes të konsumatorëve tanë”, thuhet në deklaratën e Odës./Telegrafi/