LAJMI I FUNDIT:

Oda e Infermierëve, mundësi online të akreditimit të programeve

Oda e Infermierëve, mundësi online të akreditimit të programeve

Oda e Infermierëve të Kosovës po lehtëson në vazhdimësi procedurat e aplikimit sikur për anëtarësinë e saj, ashtu edhe për palët e treta të interesuara për akreditim të programeve.

Oda e Infermierëve të Kosovës ka lansuar aplikimin online për akreditim të programeve për Edukim të Vazhdueshëm Profesional.


“Të gjithë të interesuarit për aplikim të akreditimit të programeve për Edukim të Vazhdueshëm Profesional (EVP) tani e tutje aplikimin mund të bëhet vetëm Online”, thuhet në një njoftim të Odës së Infermierëve të Kosovës.

Tutje aty sqarohet se të aplikuar për Akreditim të Programeve për EVP, duhet qasur përmes Uebfaqes së Odës së Infermierëve të Kosovës (www.oik-ks.org).

Mjafton që palët e interesuara për akreditim të programeve të skanojnë dokumentet  në formatin PDF.  “Për sektorin publik duhet të bashkëngjiten CV-të e ligjëruesve/trajnuesve dhe facilitatorëve, Agjenda e aktivitetit, Programi i detajuar i aktivitetit ndërsa për sektorin Privat dhe Institucione vendore/ndërkombëtare që ofrojnë EVP pa përkrahje financiare nevojitet marrëveshje bashkëpunimi me OIK, Numri i Biznesit, CV-të e ligjëruesve/trajnuesve dhe facilitatorëve, Agjenda e aktivitetit dhe Programi i detajuar i aktivitetit”, njofton Oda e Infermierëve, përcjell Telegarfi.

Për t’iu lehtësuar palëve qasje, në qoftë se dokumenti përmban më shumë se një faqe, atëherë të gjitha faqet duhet të skanohen në një fajll.

“Pas aplikimit me sukses në e-mail do të pranoni aplikacionin dhe faturën(për Institucionet private) të cilën pasi ta bëni pagesën komisioni përkatës do të bëj shqyrtimin e aplikacionit, dhe në rast të aprovimit apo refuzimit do të njoftoheni përmes e-mailit”, njofton Oda e Infermierëve të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori