LAJMI I FUNDIT:

Oda e Avokatëve të Maqedonisë sot zgjedh kryetarin e ri

Oda e Avokatëve të Maqedonisë sot zgjedh kryetarin e ri

Oda e Avokatëve të Maqedonisë (OAM) sot në Strugë do ta mbajë Kuvendin Vjetor të 63-të, në të cilin do të zgjedh organet e reja të odës.

Pasi të zgjedhet Bordi Drejtues i ri i odës, do të zgjedhet e dhe kryetari i ri, pasi Nikolla Dodevskit i ka kaluar mandati katërvjeçar, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Siç njoftuan disa media, në lojë për kryetar të OAM janë pesë avokatë: Ljubomir Mihajllovski-Xhango, Aleksandar Tortevski, Natasha Trpenovska-Trençevska, Dimitar Pançevski dhe Zvonko Davidoviq.

Përndyshe, sot do të mbahen edhe “Ditët e Avokaturës së Maqedonisë”, me çka do të shënohet 73 vjetori i themelimit të Odës së Avokatëve./Telegrafi/