Në prag të Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Oda Ekonomike Amerikane ndau Çmimet e Partneritetit SHBA-Kosovë për kompanitë që kanë kontribuar në marrëdhëniet e fuqishme të biznesit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, iu drejtua anëtarëve, partnerëve dhe pranuesve të mirënjohjeve, duke theksuar rëndësinë e partneritetit SHBA-Kosovë.
Ambasadori Hovenier vuri në dukje se kompanitë të cilat pranuan mirënjohjet jo vetëm që ndihmojnë bizneset amerikane të zgjerohen globalisht, por gjithashtu sjellin produkte dhe shërbime të cilësisë së lartë nga Kosova në Shtetet e Bashkuara.
Ai shtoi se këto kompani luajnë një rol vendimtar për t’i bërë Shtetet e Bashkuara një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Kosovës. Ai theksoi rritjen e jashtëzakonshme të eksporteve të Kosovës në SHBA, nga 2.7 milionë euro në 2019 në mbi 100 milionë euro në vitin 2023.
Gjithashtu, ambasadori Hovenier tha se përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës mbetet i fortë si kurrë më parë, me kompani si ato që nderohen sot që sigurojnë lidhje të forta mes njerëzve dhe mes bizneseve.
Blin Zeqiri, kryetar i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane, shprehu mirënjohjen e tij për partnerët dhe miqtë amerikanë për hapjen e rrugëve të rritjes dhe zhvillimit për Kosovën, duke sjellë burime financiare, ekspertizë të çmueshme, inovacion dhe më e rëndësishmja frymën e ndërmarrësisë amerikane, duke shtuar se Oda Amerikane ka qenë thelbësore në fuqizimin e kësaj marrëdhënieje, duke ofruar një platformë për dialog, bashkëpunim dhe rritje reciproke.
Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, tha se kompanitë të cilat nderohen me çmime, kanë prirë në importimin e mallrave dhe shërbimeve amerikane, eksportimin e produkteve të Kosovës në SHBA dhe investimin në ekonomitë e njëra-tjetrës, duke shtuar se ato jo vetëm që nxisin rritjen ekonomike, por shërbejnë edhe si ambasadorë të marrëdhënie të forta dhe të qëndrueshme mes dy kombeve tona.
Kompanitë e mëposhtme janë shpërblyer me Çmimet e Partneritetit SHBA-Kosovë në gjashtë kategori të ndryshme respektive: LAB-OIL, Poligoni i Shenjëtarisë Katana, Delfin, Meditech, Auto Kaçandolli, Ventius International, Limak Kosovo International Airport, Minna, Walone Fashion Group, Artmotion, Nettxio, Radix Software Inc., RIT Kosova, Sutherland Global Services Kosovo, BP – Home Invest, Stonecastle Vineyards & Winery, Coca-Cola HBC, Birra Peja, Royal Beverage, AGNA Kosova, ELKOS Group, Meridian Corporation, Yesspharma, dhe Kostrade.
Ky aktivitet shënoi edhe inaugurimin zyrtar të hapësirës ekspozuese “AmCham Expo Space” në Prishtina Mall, dedikuar promovimit të kompanive anëtare të Odës Amerikane dhe ekspozimit të mallrave dhe shërbimeve të tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
BERZH ka investuar 113 milionë euro në Kosovë në vitin 2024
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe