LAJMI I FUNDIT:

OBSH: Sëmundja e lijës së majmunit do të riemërohet, nuk duhet të jetë diskriminues dhe stigmatizues

OBSH: Sëmundja e lijës së majmunit do të riemërohet, nuk duhet të jetë diskriminues dhe stigmatizues

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se po punon me ekspertë për të gjetur një emër të ri për linë e majmunëve.

Kjo po vjen pasi më shumë se 30 shkencëtarë shkruan javën e kaluar për “nevojën urgjente për një emër jodiskriminues dhe jostigmatizues” për virusin dhe sëmundjen që shkakton.


Çfarë është lija e majmunëve, një lloj infeksioni i rrallë që është shfaqur në Evropë dhe SHBA
Lexo po ashtu Çfarë është lija e majmunëve, një lloj infeksioni i rrallë që është shfaqur në Evropë dhe SHBA

Referimi i vazhdueshëm ndaj virusit si afrikan është edhe i pasaktë dhe diskriminues, thanë ata.

Javët e fundit në mbarë botën janë regjistruar rreth 1600 raste të sëmundjes, raporton bbc.

Ndërsa 72 vdekje janë raportuar në vendet ku lija e majmunëve ishte endemike, asnjë nuk është parë në 32 vendet e sapo prekura, si në Mbretërinë e Bashkuar.

Në numërimin e fundit, që nga 12 qershori, kishte 452 raste të konfirmuara në Angli, 12 në Skoci, 2 në Irlandën e Veriut dhe 4 në Uells.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se do të mbajë një takim urgjent javën e ardhshme për të përcaktuar nëse do ta klasifikojë shpërthimin si një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar – alarmi më i lartë që mund të japë agjencia e OKB-së.

Sëmundjet e tjera për të cilat ka ndodhur në të kaluarën janë gripi i derrit, poliomieliti, Ebola, Zika dhe COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah - publikohen pamjet nga fushëbeteja

Trupat izraelite kryejnë një operacion në Rafah - publikohen pamjet nga fushëbeteja

Azia
Britania dëbon diplomatin rus - por pse tani po veprojnë britanikët

Britania dëbon diplomatin rus - por pse tani po veprojnë britanikët

Evropa
U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që deshi të largohet nga vendi

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori