LAJMI I FUNDIT:

OBSH paralajmëron: Omicron po përhapet më shpejtë se të gjitha variantet, 77 vende tashmë kanë regjistruar raste e para

OBSH paralajmëron: Omicron po përhapet më shpejtë se të gjitha variantet, 77 vende tashmë kanë regjistruar raste e para

Asnjë variant i coronavirusit deri më tani nuk është përhapur aq shpejtë sikur Omicron, ka njoftuar sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), që vlerëson se të gjitha vendet tashmë janë prekur me këtë variant.

“Deri më tani 77 vende kanë regjistruar raste me variantin Omicron, por realiteti është që Omicron ndoshta gjendet në shumicën e shteteve, por që nuk është detektuar akoma. Omicron po përhapet me shpejtësinë që kurrë më parë nuk e kemi parë me variantet e tjera”, tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Gebreyesus gjatë një konference për media, transmeton Telegrafi.

Kreu i OBSH-së, theksoi se është i brengosur që njerëzit po e konsiderojnë Omicronin beninj.


“Edhe pse Omicron shkakton më pak sëmundje serioze, numri i rasteve do të mund të mbingarkonte sistemin shëndetësor që në disa vende mund të mos jetë i përgatitur mirë”, shtoi ai.

Ai gjithashtu paralajmëroi faktorin ndërkombëtarë që vetë vaksina në vete nuk mundësojnë daljen nga kjo krizë, dhe ka bërë thirrje që të shfrytëzohen të gjitha “veglat” anti-COVID, siç është bartja e maskës, ajrosja e ambienteve ku qëndrojmë si dhe respektimi i distancës fizike.

“Bëni të gjitha këto, dhe bëni mirë”, shtoi Tedros.

Gjithashtu është bërë e ditur se shfaqja e Omicronit i ka detyruar disa shtete që të fillojnë aplikimin e dozës së tretë për të rriturit, pavarësisht që nuk ka dëshmi për efikasitetin e asaj doze kundër variantit të ri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia

"Ne kemi një plan B, C, D", thotë presidentja e Meksikës - nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

Botë
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori