LAJMI I FUNDIT:

OBSH-ja ka miratuar vaksinën kineze: COVAX-i pritet t’i sjell edhe në Kosovë

OBSH-ja ka miratuar vaksinën kineze: COVAX-i pritet t’i sjell edhe në Kosovë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) miratoi sot vaksinën Sinopharm të Kinës kundër COVID-19 për përdorim urgjent, duke e bërë më të lehtë për vendet e varfëra që të kenë qasje në një injeksion tjetër shumë të nevojshëm për të ndihmuar në përfundimin e pandemisë.

Miratimi lejon që vaksina Sinopharm të përfshihet në COVAX, e cila është një iniciativë globale e OBSH-së e krijuar për të promovuar shpërndarjen e paanshme të vaksinave në të gjithë botën, ku bënë pjesë edhe Kosova.


Vendet e pasura po grumbullojnë doza, ndërsa India, prodhuesi kryesor i vaksinave, ka ndaluar eksportet për shkak të krizës së shkaktuar nga vala e dytë e pandemisë. Për shkak të efekteve të rralla anësore, disa vende kanë ndaluar shkurtimisht përdorimin e dozave të AstraZeneca dhe Johnson & Johnson dhe kanë ndryshuar udhëzimet për përdorim, raporton bbc.

Mundësia e marrjes së vaksinave mund të përmirësohet më tej javën e ardhshme kur OBSH-ja do të konsiderojë përdorimin e një vaksine tjetër kineze të bërë nga Sinovac, transmeton Telegrafi.

Për Kinën, miratimi shënon kulmin e përpjekjeve diplomatike mbi vaksinat dhe ofron një mundësi për të mbushur boshllëkun e lënë nga vendet perëndimore dhe kompanitë farmaceutike në vendet e varfra.

Sinopharm është vaksina e parë kineze që klasifikohet nga OBSH-ja si e sigurt dhe efektive dhe miratimi i tyre mund të qetësojë shqetësimet në lidhje me mungesën e transparencës së prodhuesve kinezë.

Agjencitë rregullatore në Kinë dhe vendet e tjera kanë miratuar vaksinën Sinopharm në muajt e fundit, megjithëse kompania nuk ka lëshuar të dhëna nga faza e tretë e një prove klinike në mënyrë që shkencëtarët të vlerësojnë në mënyrë të pavarur rezultatet.

OBSH-së iu dha qasja në këto të dhëna para miratimit, por ka të dhëna të kufizuara se sa do të funksionojë vaksina kundër shumë varianteve të koronavirusit që po shfaqen në të gjithë botën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Tajvani goditet nga dhjetëra tërmete, më i fuqishmi me magnitudë 6.3

Tajvani goditet nga dhjetëra tërmete, më i fuqishmi me magnitudë 6.3

Azia
Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori