OBRM-PDUKM: Zhernovski foli publikisht në favor të narrativës bullgare për Maqedoninë

OBRM-PDUKM vazhdon të kritikojë dhe akuzojë kuadrot e reja në udhëheqjen e LSDM-së. Sipas partisë në pushtet, Andrej Zhernovski është provë se nuk ka fytyra të reja në LSDM, as reforma.
Nga OBRM-PDUKM thonë se "Zhernovski është një dezertues nga PLD në LSDM-në e Zaevit, i cili erdhi për një pozicion".
Sipas Valentin Manasievskit nga OBRM-PDUKM, Zhernovski është një diplomat i pasuksesshëm dhe skandaloz.
"Ai shëtiti nëpër Bukuresht, duke u paraqitur si ambasador i Maqedonisë, dhe në të njëjtën kohë nuk kishte marrë akreditim për të njëjtën gjë. Publiku e kujton mirë Zhernovskin edhe si një ndërtues të pasuksesshëm, sepse për një kohë të gjatë tha se tribuna në stadiumin e ri në Shkup do të shembej në çdo moment, por ja ku është dhe priti finalen më të madhe evropiane të futbollit në vitin 2017", thotë Manasievski.
Nga atje shtojnë se në dëm të identitetit dhe pozicioneve maqedonase, Andrej Zhernovski, politikani i pasuksesshëm, foli publikisht në favor të narrativës bullgare për Maqedoninë, por duke pasur parasysh prejardhjen e tij familjare dhe faktin se gjyshi i tij ishte një shërbëtor bullgar, kjo nuk ishte aspak problem për të./Telegrafi/

















































