Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, thotë se do ta presin propozim-ligjin e ri të kryeministrit Zoran Zaev, për Prokurorinë Publike, do ta analizojnë dhe më pas do të marrin qëndrim.

Por, në një deklaratë për 1TV, ata thonë se propozim-ligji i ri më shumë duket si dëshirë personale e njeriut të parë të pushtetit ekzekutiv, Zoran Zaev.

“Në ndërkohë partia vazhdon të punojë në propozim-ligjin për Prokurorinë Publike që e kemi dorëzuar ne, i cili duhet t’i respektojë standardet evropiane. Ajo që u tha në konferencë më shum ngjan me dëshirat personale të Zaevit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ndryshe, Zaev sot në konferencë për shtyp tha se javën e ardhshme qeveria në Kuvend do të dorëzojë tekst të ri për Ligjin për Prokurorinë Publike, sipas të cilit, Prokuroria Speciale do të jetë pjesë e Prokurorisë Themelore dhe do të quhet Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të Lartë./Telegrafi/

Zaev: Do të dorëzojmë propozim të ri për Ligjin për Prokurorinë Publike Zaev: Do të dorëzojmë propozim të ri për Ligjin për Prokurorinë Publike