LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Do të blihet sistem i ri për përgjimin e të dhënave në internet

OBRM-PDUKM: Do të blihet sistem i ri për përgjimin e të dhënave në internet

OBRM-PDUKM-ja vazhdon të akuzojë institucionet e sigurisë se do të furnizohen me një sistem për përgjimin e të dhënave në internet të të gjithë shfrytëzuesve, në pajisje të ndryshme. Deputeti Igor Janushev kërkoi sqarim nga ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, a ka dhënë leje për një furnizim të tillë dhe a është kujdesur që të respektohet ligji gjatë furnizimit. Pyetjen e bëri në seancën për pyetjet e deputetëve në Kuvend.

“Bëhet fjalë për sistem për ndjekjen e komunikimeve përmes të cilit keni qasje deri te i gjithë, pikërisht i gjithë trafiku i internetit në cilëndo pajisje, cilindo telefon, cilindo operatorë, cilido person në shtet, pa marrë parasysh a është privat a zyrtar, si dhe qasje te secila pajisje ose telefon me softuerin e të ashtuquajtur djallëzor”, deklaroi Igor Janushev, OBRM-PDUKM.

Ministri Spasovski nuk zbardhi shumë. Ai vetëm tha se çështja e këtij furnizimi është informacion i klasifikuar.


“Me siguri e keni fjalën për furnizimin që duhet të bëjë Agjencia Teknike Operative dhe jo Ministria për Punë të Brendshme. Nëse e keni fjalën për atë furnizim dhe veprimet që kemi ndërmarrë, kemi dorëzuar dokumentacion të plotë deri te komisioni për të gjitha çështjet, përfshirë edhe këto për të cilat tani më bëni pyetje. Ky është informacion i klasifikuar dhe s’mund të zbardh më shumë”, u përgjigj Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm.

Spasovski tha para deputetëve se përgjimi për momentin në vend, bëhet vetëm në bazë të urdhrave gjyqësor dhe asgjë jashtë kësaj. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori