Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media akuzon qeverinë për emigrimin e qytetarëve. Nga kjo parti thonë se qeveria për tre vite nuk ka ndërmarë asgjë për t’i kthyer personat që kanë migruar vendeve të Europës

Nga OBRM-PDUKM thonë se qytetarët vazhdojnë të braktisin vendin për shkak të varfërisë dhe sistemin e shkatërruar juridik.

“Qytetarët jetojnë në varfëri. Vetëm familja e Zaevëve përfiton. Qytetarët marrin paga minimale, ndërsa familja e Zaevit rrotullon mbi 50 milion euro në vit. Zaev e bëri buxhetin pothuajse 4 miliardë, vetëm që të munden të përfitojnë të afërmit dhe familja e tij. Me Zaevin në Qeveri në Maqedoni nuk ka jetë për qytetarët. Ka jetë për pushtetin. Me Zaev në pushtet qytetarët po ikin. E ata që ngelin jetojnë në varfëri”, thonë nga opozita maqedonase./Telegrafi/