eksperti ad

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së e cilësojnë Pendarovskin si person dyfytyrësh.

"Nëse aq shumë ishte i shqetësuar për regjistrimin, nuk do të ishte fundi i botës nëse kundërshtonte Zaevin dhe të mos nënshkruante Ligjin për falsifikimin e regjistrimit", thonë nga OBRM-PDUKM.


Sipas tyre, vet kërkesa për anulim të regjistrimit është pranim se Qeveria nuk është e gatshme për regjistrim legjitim dhe se kërkesat e OBRM-PDUKM-së sa i përket regjistrimin janë të arsyetueshme.

"Reagimi i tanishëm i tij është i vonuar", thonë nga OBRM-PDUKm./Telegrafi/