LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM padit 10 persona për mbushje të kutive në Zajaz

OBRM-PDUKM padit 10 persona për mbushje të kutive në Zajaz

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Dimçe Arsovski në konferencë për shtyp tha se dje kanë ngritur padi penale kundër 10 personave për parregullsi, përkatësisht për mbushje të kutive në vendvotimin 0716 në Zajaz.

Në Zajaz, siç tha Arsovski, sipas raportit të KShZ-së në periudhën nga  15:00 deri në orën 17:00 në rrethin e parë kanë votuar 297 persona, përkatësisht tre herë më shumë se i personave që kanë votuar deri në orën 15:00, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Kjo është dëshmi se janë mbushur kutitë në këtë vendvotime dhe atë në secilën 24 sekonda nga një fletëvotimi është vendosur në kuti votimi”, tha Arosvskit duke thënë se pas votimit është vërtetuar se në Listën Zgjedhore janë nënshkruar 412 persona, përkatësisht 4 persona më pak nga se ka pasur fletëvotime në kutinë e votimit.

Arosvski porositi se përgjegjësi duhet të kenë të gjithë, edhe ata që e kanë kryer këtë dhe ato që e kanë mundësuar këtë si dhe ata që kanë porositur të kryehet kjo.

“Kjo mënyrë që tashmë është kontrolluar nga Zoran Zaev që nga referendumi. Edhe atëherë edhet ani me mbushje të kitive nuk mund të luaj me vullnetin e qytetarëve askush. Të rikujtojmë se OBRM-PDUKM deri te PThP që para gjysmë viti ngriti padi penale për më shumë se 200 perona, kryetarë, anëtarë dhe zëvendës të tyre në vendvotimet në Strugë, Qendër Zhupë, Kërçovë, Zhelinë, Bogovinë dhe Saraj për dyshim të bazuar se në referendum mbi 50.000 vota janë keqpërdorur, por edhe për shkak të mbushjeve të kutive siç ndodhën tani”, tha Arsovski duke shtuar se Prokuroria Publike nuk ndërmerr asgjë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori