LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Nuk do ta përkrahim Ligjin për dygjuhësi, sjellë ndarje të reja në shoqëri

OBRM-PDUKM: Nuk do ta përkrahim Ligjin për dygjuhësi, sjellë ndarje të reja në shoqëri

Sipas OBRM-PDUKM-së ndryshimet e propozuara në LIgjin për përdorimin e gjuhëve janë tërësisht jo kushtetuese.

“Ligji për dygjuhësi është tërsisht jo kushtetues dhe në shumë nene i tejkalon kufinjtë e kushtetutës. Në përputhje me këtë ligj Maqedonia do të fitojë gjuhën e dytë zyrtare në tër territorin e shtetit dhe i njejtë do të jetë në përdorim zyrtar në të gjitha institucionet në nivel qëndror. Nuk përkrahim një ligj që nuk sjell asnjë dobi, por do të sjell ndarje të reja në shoqëri”, thonë nga OBRM-PDUKM.


Nga partia e Gruevskit thonë se nuk do ta mbsështesin këtë ligj, ndërsa e akuzuan LSDM-në se po e ridefinon shtetin. Ndryshe faza e parë e propozimligjit u miratua ditë më parë me votat e shumicës parlamentare, ndërsa shqyrtimi i fazës së dytë fillon më 22 nëntor për kur është thirrur seanca e komisionit kuvendor për çështje evropjane si komision amë, pasi ligji në fjalë miratohet me flamurin e BE-së./Telegrafi/