LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM kundër Ramiz Merkos dhe Adnan Qahilit: Dëmtojnë imazhin e shtetit (Video)

OBRM-PDUKM kundër Ramiz Merkos dhe Adnan Qahilit: Dëmtojnë imazhin e shtetit (Video)

Kristijan Dellev nga OBRM-PDUKM-ja sot në një konferencë për shtyp akuzoi ashpër ministrat pa resor të angazhuar për tërheqjen e investitorëve të huaj, duke thënë se personat e zgjedhur Ramiz Merko dhe Adnan Qahil dëmtojnë imazhin e Maqedonisë. Ai theksoi se, çdo investues potencial para se të përgjigjet pozitivisht ftesës së mbledhjes, së pari do të tentojë të shikojë biografinë e promotorëve ose personave me të cilët duhet të takohen, dhe siç theksoi, do të shokohen kur do të shohën emrat e ministrave pa resor të Ramiz Merkos dhe Adnan Qahilit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ministri pa resor për investime të huaja është njëri nga ministrat që ka CV të pasur por jo në aspektin profesional, por për shkeljen e ligjit. Mediat kanë shkruajtur se në vitin 1998 ai është i akuzuar për falsifikim të dokumenteve për udhëtim, ndërsa përsëri në periudhën nga 2006-2016 ka madje 10 akuza penale edhe atë për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Një biografi e tillë është nënçmim për kompanitë dhe bordet e tyre, kush do t’i bind që të investojnë në Maqedoni?”, deklaroi Dellev.


Ai foli edhe për qeverinë e re, ku tha se nuk mund të jetë qeveri reformuese, pasi sipas tij përbëhet nga kuadro joprofesional./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori