LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Oliver Spasovskit

OBRM-PDUKM kërkon dorëheqjen e Oliver Spasovskit

OBRM-PDUKM akuzon Qeverinë dhe ministrin Oliver Spasovski për paaftësi me menaxhimin e alarmeve për bomba.

”Pas tre muajsh raportime për bomba në shkolla, institucione, ndërtesa banimi, qendra tregtare dhe tani në aeroport, hotele dhe ambiente sportive, vetëm tani menduan të kërkonin ndihmë ndërkombëtare nga partnerët tanë. Pse kanë pritur kaq gjatë Spasovski dhe Kovaçevski? Pse nuk i shfrytëzuan me kohë të gjitha kapacitetet e brendshme dhe ndërkombëtare për t’u përballur me një kërcënim të tillë të sigurisë që përhap tension dhe frikë te qytetarët?

Paaftësia e Oliver Spasovskit bëhet problem sigurie për Maqedoninë. Ai tashmë është në postin e ministrit të Punëve të Brendshme për të tetin vit. Rezultati është një rënie e profesionalizmit dhe autoritetit të policisë. Për shkak të punësimit të kuadrove partiake dhe personave me të kaluar, policia nuk ka mundur t’u përgjigjet kërcënimeve ndaj rendit dhe qetësisë në Maqedoni.


Prandaj është e nevojshme që Spasovski të japë dorëheqjen dhe qeveria e udhëhequr nga Kovaçevski ta njohë sa më parë paaftësinë e tij dhe të kërkojë ndihmën e ekspertëve vendas dhe të huaj për të gjurmuar dhe sanksionuar denoncuesit e tillë të bombave” – thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital

Drejtësi

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret

Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret

Lajme
Stacioni “Qendra” i policisë mbeti pa rrymë, dyshohet që është djegur transformatori

Stacioni “Qendra” i policisë mbeti pa rrymë, dyshohet që është djegur transformatori

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Lajme
Kalo në kategori