LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM-ja zyrtarizon përçmimin për shqiptarët e Maqedonisë me ”Betmenin” në krye

OBRM-PDUKM-ja zyrtarizon përçmimin për shqiptarët e Maqedonisë me ”Betmenin” në krye

Edhe pse kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski gjatë muajit të Ramazanit tha se do të përafrohen me shqiptarët pasi sipas tij ”është humbur kujdesi i partisë së tij ndaj shqiptarëve” e njejta nuk praktikohet në terren.

Tetë ish-funksionarë të lartë largohen nga kryesia e OBRM-PDUKM-së
Lexo po ashtu Tetë ish-funksionarë të lartë largohen nga kryesia e OBRM-PDUKM-së

Të shtunën në mbrëmje, OBRM-PDUKM-ja ka ndryshuar strukturën e Komitetit Ekzekutiv të partisë! Përveç largimit të funksionarëve si Vlladimir Peshevski, Emil Dimitriev, Zoran Stavrevski, Gordana Jankulloska, Mile Janakieski, Martin Protogjer dhe Sasho Mijallkov, tek ndryshimet e kësaj partie spikati emërimi i Bogdan Ilievskit, i njohur si ”Betmen”!

Kush është Bodgan Ilievski-Betmen?
Është shkruar shumë për të nëpër rrjetet sociale! Disa e vlerësonin si hero e disa si të paguar me hamburgerë që të organizojë protesta kundër ndryshimit të pushteteve në Maqedoni. Një herë njihej si i afërt me zyrtarë të OBRM-PDUKM-së, edhe pse këtë si etiketim nuk e pranonte. I thoshte vetes aktivist për mbrojtjen e Maqedonisë.
Pasi OBRM-PDUKM më 20 janar dështoi që të krijojë qeveri me BDI-në, ai u aktivizua për të protestuar për, siç thonin ata, kundër ”Platformës së Tiranës” dhe prishjen e integritetit të shtetit. Ky grup i udhëhequr nga Ilievski do të njihet si ”Tvrdokorni” dhe ”Të përbashkuar për Maqedoninë”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Çka nxiti ”Betmeni” në Maqedoni?

Bodgan Ilievski-Betmen nxiti protesta para Kuvendit dhe para Qeverisë së Maqedonisë të cilat kulmuan me dhunë brenda Kuvendit më 27 prill të këtij viti, ku u rrahën deputetët e LSDM-së dhe Ziadin Sela. Në këtë kaos pësuan edhe gazetarët. Mbi 20 deputetë të lënduar dhe shumë gazetarë mbetën me pasoja. Kjo ditë do të njihet si ”e enjtja e zezë” në demokracinë e Maqedonisë.

29 korrik, 2017, Ilievski emërohet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së.
Edhe pse reagonte ashpër kur e quanin si të paguar të OBRM-PDUKM-së që të nxis trazira, kjo gjë u vërtetua këtë fundjavë. ”Betmeni” është në krye të partisë, një ndër njerzit më të rëndësishëm të kësaj partie.

OBRM-PDUKM-ja zgjodhi anëtarë të rinj në Komitetin Ekzekutiv, “Betmeni” pjesë e kryesisë së partisë
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM-ja zgjodhi anëtarë të rinj në Komitetin Ekzekutiv, “Betmeni” pjesë e kryesisë së partisë

Policia e Maqedonisë ende nuk ka reaguar ndaj tij për gjuhën e urrejtjes ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama apo ndaj gjuhës shqipe që duhet të jetë zyrtare për qytetarët që janë më shumë se 25% në këtë shtet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori