LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM-ja nuk i tërheq amandamentet për Ligjin për përdorimin e gjuhëve

OBRM-PDUKM-ja nuk i tërheq amandamentet për Ligjin për përdorimin e gjuhëve

OBRM-PDUKM-ja nuk e ka ndërmend që t’i tërheq amandamentet e saj për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, edhe pas tentimeve që të kontestohen nga ana e qeverisjes.

Kështu shprehet Dafina Stojanovska, anëtare e Komitetit ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, në emisionin “Akcent” në TVM, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas saj, këtë të drejtë ua jep Rregullorja e Kuvendit, Kushtetuta dhe mosnënshkrimi i Ligjit nga ana e kryetarit Ivanov.

Stojanovska thotë se partia nuk ka asgjë kundër shqiptarëve, por dëshirojnë që të ecin përpara edhe gjuhët tjera të bashkësive tjera./Telegrafi/