LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM-ja nuk shpalos detaje rreth votëbesimin të Qeverisë

OBRM-PDUKM-ja nuk shpalos detaje rreth votëbesimin të Qeverisë

OBRM-PDUKM nuk zbulon detaje rreth votimit të mundshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë. Lideri i partisë Hristijan Mickoski, para pak kohësh paralajmëroi se në fund të muajit, ose në fillim të shkurtit do të votohet interpelanca e Qeverisë. Për këtë synim Mickoski tha se pret mbështetjen edhe të disa deputetëve të inkurajuar për rrëzimin e qeverisë. Kërkesën për interpelancë e ka përsëritur edhe deputeti Antonio Milloshoski, por nga partia nuk kanë dhënë detaje.

“Ajo që mund të them është se të gjitha mjetet demokratike, përfshirë edhe interpelancën, janë në lojë për momentin”, tha Naum Stoilkovski, zëdhënës i OBRM-PDUKM-së.


Në lidhje me mundësinë që deputetët e LSDM-së dhe BDI-së të japin mbështetje për mosbesimin e Qeverisë, nga Qeveria paraprakisht u përgjigjën se këto janë gënjeshtra të përhapura nga opozita, dhe se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në vitin 2024. BDI-ja po ashtu ka theksuar se këtë vit nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Edhe nga Aleanca për Shqiptarët, besojnë se prioritet tani për tani janë integrimi evropian, gjegjësisht ndryshimet kushtetuese dhe më pas zgjedhjet. Në të njëjtën linjë me OBRM-PDUKM-në, të paktën publikisht, tani për tani është vetëm Lëvizja BESA e Bilal Kasamit.

OBRM-PDUKM edhe më herët ka paraqitur mocion mosbesimi ndaj Qeverisë në fund të vitit 2021, por nuk ka marrë 61 votat e nevojshme në Kuvend. Pavarësisht se partia thoshte se është formuar një shumicë e re parlamentare, mungoi vota e deputetit Kastriot Rexhepi. /Alsat

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori