LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM-ja fillon aksionin “Verë për Maqedonië” (Video)

OBRM-PDUKM-ja fillon aksionin “Verë për Maqedonië” (Video)

Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev në konferencën për shtyp deklaroi se ekonomia po fundoset, bujqësia është në gju, shëndetësia ka kolabruar, sistemi i sigurisë i tronditur, gjyqësia sipas tij është dorë e zgjatur e qeverisë, shteti është i nënshtruar ndërkombëtarisht kurse identiteti është në pikëpyetje.

“Për më shumë se një vit Zaevi me sukses arriti që t’i prishë interesat shtetërore dhe kombëtare. Ai nënshkroi marrëveshje për ndryshim të emrit me të njëjtën marrëveshje i njëjti Zaev pranoi edhe ndryshimin e Kushtetutës, identitetit dhe gjuhës së shtetit. Qytetarët ndihen të shitur dhe të pa sigurt. Secilën ditë e shohim se si policia në vend se t’i mbrojë qytetarët, i mbron kriminelët. Buxheti në vend se të shfrytëzohet për projekte në interes të qytetarëve, ai shfrytëzohet si mjet për pasurimin e disa firmave të afërta me pushtetin. Qytetarët kërkojnë ndihmë dhe kërkojnë që dikë për t’i dëgjuar hallet e tyre. Qytetarët presin që të kuptohen për qëndrimet e tyre dhe zgjidhje të bëhet sipas vullnetit të tyre. OBRM-PDUKM-ja nuk do të lejoj që kjo vjedhje e organizuar ndaj Republikës së Maqedonisë të vazhdojë. OBRM-PDUKM-ja nuk mund të mos flasin për nënshtrimin e popullit”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igro Janushev.

Ai shtoi se nuk do të lejojnë që LSDM-ja t’ua marr shpresën qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“OBRM-PDUKM-ja nga sot fillon me aksionin “Verë për Maqedoninë”. 1.500 grupe të partisë do të vizitojnë secilin qytet, secilin fshat, secilën shtëpi dhe do të prekin secilin qytetar. Do të takohemi me qytetarët dhe do të flasim, bashkërisht do shohim sfidat që po përballet Republika e Maqedonisë dhe do të gjejmë zgjidhje për problemet. Vetëm Ju, qytetarë të Republikës së Maqedonisë mund të zgjidhni se si dëshironi të jetoni. Është humbur shumë kohë. Shteti nuk dihet të stagnoj, agonia patjetër të ndalohet. Jemi të obliguar ndaj Republikës së Maqedonisë, jemi të obliguar ndaj gjeneratave të kaluara, por jemi të obliguar ndaj gjeneratave të tanishme dhe të ardhme që të krijojmë një ardhmëri perspektive. Të gjithë ne bashkërisht mundemi t’i vendosim fund për këtë të keqen e ashtuquajtur LSDM. OBRM-PDUKM-ja është e sigurt dhe alternativë. Ne krijojmë program me vizion për shtet të përparuar, i zhvilluar ekonomikisht, modern në teknologji dhe stabil në drejtësi. Grupi nga ekspertët në programin e ri ku do të gjenden projektet për të gjithë. Ju bëjmë thirrje të gjithë juve, qytetarë të Republikës së Maqedonisë jepni idetë e juaja dhe propozime. që t’na tregoni ëndrrën tonë për Republikën e Maqedonisë, për ta vendosur në program. Ky do të jetë obligimi ynë sepse është koha që t’i vendosim fund pashpresës. LSDM-ja e ka patjetër të shkojë. Republika e Maqedonisë do të fitojë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kronika e Zezë
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori