LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM-ja dënon sulmin ndaj gazetarit të TV Telmas

OBRM-PDUKM-ja dënon sulmin ndaj gazetarit të TV Telmas

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar në lidhje me sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarit të TV Telmas, Pavle Belovski, duke theksuar se dënojnë çdo sulm dhe presion drejt mediumeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“OBRM-PDUKM-ja dënon të gjithë sulmet dhe presionet mbi mediat, dhe çdo tentim tjetër për cenzurimin e mediave. Gazetarët dhe mediat duhet të jenë të lirë që të bëjnë punën e tyre. OBRM-PDUKM-ja e përshëndet intervenimin e shpejtë të policisë për pastrimin e incidentit me gazetarin. Vetëm në këtë mënyrë mund të largohen dyshimet dhe keqpërdorimet politike të këtyre veprimeve të papërshtatshme”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.


Nga kjo parti kërkuan nga institucionet përkatëse që të merren masa dhe fajtori të dënohet./Telegrafi/