LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM inkurajon Komisionin Anti-korrupsion të hapë edhe një rast për Angjushevin dhe vëllanë e tij

OBRM-PDUKM inkurajon Komisionin Anti-korrupsion të hapë edhe një rast për Angjushevin dhe vëllanë e tij

Zëdhënësi i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM Dimçe Arsovski nëpërmjet një konference për shtyp thotë se “dje ishim dëshmitarë se si zëvendëskryeministri Angjushev deklaronte se të gjitha vendimet që janë marrë me hidrocentralet kanë qenë kur ai s’ka qenë anëtar i Qeverisë. Menjëherë të pastrojmë, gënjen”.

Vendimi i Sadulla Rurakut, sipas Arsovskit, për vazhdimin e afatit për ndërtimin e hidrocentraleve me ankes marrëveshje ka qenë pikërisht në vitin 2018 kur Angjshuev është zëvendëskryeministër, njofton Telegrafi Maqedoni.


Arsovski shtoi se këtë duhet ta hetojë Komisioni Anti-korrupsion ndërsa OBRM-PDUKM këto ditë do t’i dorëzojë të gjitha dokumentet që duhet të përdoren në hetimit e komisionit.

Angjushev: Përshëndes vendimin e Komisionit Anti-korrupsion
Lexo po ashtu Angjushev: Përshëndes vendimin e Komisionit Anti-korrupsion

“Edhepse Koço Angjushev e bindte opinionin se nuk do të marrë pjesë me firmat e tij gjithkund ku ka kontakt me shtetin, tani shohim se ndodh e kundërta. Përsëri ka dyshime të keqpërdorimit të pozitës të zëvendëskryeministri dhe përsëri dyshim për ndikim nga ana e Angushev. Të gjitha dokumentet që i kemi do të dorëzohen tek anëtarët e komisionit Anti-korrupsion”, tha Arsovski duke inkurajuar anëtarët e komisionit të mos ndikohen nga trysnitë dhe t’i zbardhin të gjitha dyshimet./Telegrafi/