OBRM-PDUKM: Drejtësi do të ketë kur t'i vijë fundi kësaj qeverie

Sistemi i drejtësisë është shkatërruar. Zoran Zaev takohet me avokaten e të dyshuarës Katica Janevës, thonë nga partia opozitare OBRM-PDUKM.
"Avokatja e Janevës thotë se ajo ka vërtet probleme psiqike dhe se merr terapi në burg, ndërsa Katica Janeva nga paraburgimi nënshkruan urdhra pas së cilës procedon prokurori republikan.
Mbrojtja e Boki 13 thekson se është e çuditshme sjellja e pushtetit e cili trazon agresivisht mizën nga kapela duke mohuar mbështetjen, bashkëpunimin, ahengjet dhe takimet e dokumentuara dhe fotografuar", thonë nga OBRM-PDUKM.
Nga atje thonë se opinioni nuk mund të manipulohet. Drejtësi duhet të ketë dhe do të ketë kur do të vijë fundi kësaj qeverie kriminale./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
17/09/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































