LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM dërgon padi te Gjykata Administrative në të cilën e ankimon vendimin e KShZ-së

OBRM-PDUKM dërgon padi te Gjykata Administrative në të cilën e ankimon vendimin e KShZ-së

OBRM-PDUKM parashtroi padi në Gjykatën Administrative në Shkup, në të cilën e ankimon vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, lidhur me një parashtresë të OBRM-PDUKM-së e cila ka të bëjë me procedurën për votim, mbledhje dhe konfirmimin e rezultateve në vendvotimin numër 1789, për zgjedhjen e kryetarit të komunës të Komunës të Novo Sellës.

Nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM kërkojnë në ankesë anulimi e votimit në vendvotimin 1789 në procedurën për zgjedhjen e kryetarit të komunës në Novo Sellë dhe votimin të përsëritet në afatin e përcaktuar ligjor të konfirmuar me Kodin Zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.


OBRM-PDUKM këtë ankesë e parashtron për shkak faktit që rezultati në këtë vendvotim ndikon në rezultatin përfundimtar për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Novo Sellës.

“Presim që Gjykata Administrative Shkup e udhëhequr nga e drejta dhe dispozitat pozitive ligjore ta pranojë ankesën me të cilën do të rregullojë një moment nga inxhinjeringu zgjedhor i zbatuar në zgjedhjet e fundit presidenciale”, thonë nga kjo parti./Telegrafi/