Pas shqiptimit të aktgjykimit për të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, ka reaguar edhe partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.

Igor Janushev nga kjo parti në konferencë për shtyp tha se procesi gjyqësor për ngjarjet e 27 prillit ka qenë i montuar politikisht dhe vendimet nuk janë bazuar në fakte, njofton Telegrafi Maqedoni.

18 vjet burg për Çavkovin, shtatë për Abdulfeta Alimin, të akuzuarit për 27 prillin shpallen fajtorë 18 vjet burg për Çavkovin, shtatë për Abdulfeta Alimin, të akuzuarit për 27 prillin shpallen fajtorë

“Vendimi për 211 vite burg do të thotë varrim i drejtësisë. U vërtetuan pohimet tona se dënimet do të jenë drakonike, pasi ky proces ka qenë politik. Kjo është pasojë nga paniku dhe nervoza e Zaevit. Këtu u vërtetua “gjyqësori Kacarska” dhe “prokuroria Ruskoska”. Ne jemi shtet kur vrasësit e vërtetë janë në liri, siç është rasti për Monstrën, ndërsa personat e 27 prillit dënohen për terrorizëm. Maqedonia është shtet ku shkelet e drejta dhe drejtësia nuk ekziston. Drejtësia do të vijë së shpejti ndërsa ky pushtet do të mposhtet”, tha Janushev.

Ai i bëri thirrje kryeministrit Zoran Zaev se së shpejti do të mposhtet do të ballafaqohet me drejtësinë e vërtetë./Telegrafi/