LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM akuzon LSDM-në për punësime partiake

OBRM-PDUKM akuzon LSDM-në për punësime partiake

Igor Nikollov nga OBRM-PDUKM nëpërmjet një konference për shtyp tha se “LSDM i keqpërdor institucionet për punësime partiake të aktivistëve, të cilët në vend se të punojnë për punën që paguhet, punojnë për partinë gjatë zgjedhjeve duke mbledhur vota”.

Ai në konferencë për shtyp në Prilep lëshoi bisedë të një takimi në Prilep, dhe kjo, sipas tij, tregon se LSDM në mënyrë më brutale të mundshme i keqpërdor institucionet, madje edhe spitalet duke luajtur kështu me jetën e pacientëve, njofton Telegrafi Maqedoni.


“LSDM keqpërdor administratën shtetërore për qëllime partiake. Në vend të institucioneve, të punësuarit e LSDM në administratë punojnë për partinë. Nga audio-incizimi, që u lëshua në internet, dëgjohen zërat e Goran Sugareski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve, në mbledhjen me të punësuarit e ri në spitalin e Prilpeit. Ato në mënyrë të drejtpërdrejtë ju tregojnë detyrat se të gjithë të punësuarit si kompensim për vendin e punës duhet të vrapojnë për partinë në zgjedhje. Në rastin konkret duhet të vrapojnë për Stevo Pendarovskin. Në incizim dëgjohet se në çfarë mënyre kanë qenë të detyruar qytetarët të votojnë për Stevo Pendarovskin, me trysni nga administrata”, tha Nikollov dhe lëshoi një pjesë të incizimit të publikuar në ‘Youtube’.

Në këtë mënyrë,t ha Nikollov, punon dhe funksionon LSDM, ndërsa të punësuarit në kohën e LSDM, si kompensim për vendin e punës, duhet të punojnë për LSDM-në dhe Stevo Pendarovskin.

“Taleski në mënyrë të drejtpërdrejtë ju tregon të punësuarve se gjatë zgjedhjeve, në vend të punës për të cilët paguhen, do të duhet t’i përkushtohen partisë. Kjo është mënyra se si funksionon LSDM gjatë zgjedhjeve presidenciale, kjo është mënyra se si funksionon LSDM te të gjitha zgjedhjet”, shtoi Nikollov.

Sipas tij, Sugareski duhet të japë dorëheqja ndërsa Prokuroria Publike duhet të ndërmerr reagim të menjëhershëm./Telegrafi/