0Shares

Janis Wilson nuk ka mundur t’i besonte syve, kur ka parë oborrin e shtëpisë së saj në Cheshire të Anglisë, që ishte mbushur me lopë.

Gruaja 61-vjeçare ka zgjuar edhe familjarët tjerë, për të parë se si 40 bagëtitë po qëndronin në atë zonë, transmeton Telegrafi.

Lopët në oborrin e huaj

“Duket sikur erdhën nga askund, hëngrën lulet dhe kryen nevojën, ndërsa nuk lanë pa i gërvishtur as veturat”, ka thënë Wilson lidhur me rastin.

Madje, dy prej tyre kanë nisur të çiftëzoheshin, derisa ndodheshin larg fermës së tyre.

Çiftëzimi i dy prej tyre

Pasi të jenë larguar në drejtim të panjohur, kanë lënë shumë papastërti si dhe dëmtime të konsiderueshme në kopshtin që ishte i rregulluar me shumë kujdes. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)